Mbështetje: (042) 213-789

NP Komunalec Gostivar


Svetozar Peposki nr. 59
1230 Gostivar, Maqedoni e Veriut


Tel: (042) 213-789
Email: info@komunalecgostivar.gov.mk


663147738_1265035172432299_6573695287774708791_n

Lajmet

Prill 8, 2026

APEL PËR SHFRYTËZIM RACIONAL TË UJIT

Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar raportime në lidhje me përdorimin joracional dhe të papërgjegjshëm të ujit nga amvisëritë dhe bizneset.

Këto veprime ushtrojnë presion të madh mbi sistemin e furnizimit me ujë, veçanërisht gjatë periudhave të rritjes së konsumit.

Ju informojmë se do të realizohen kontrolle të shtuara në terren dhe të gjitha rastet e konstatuara të keqpërdorimit do të sanksionohen në përputhje me rregulloret në fuqi, ndërsa emrat e shkelësve do të publikohen.

Ju bëjmë thirrje të qytetarëve që të përdorin ujin në mënyrë racionale dhe vetëm për nevoja esenciale. Uji i pijshëm është një burim i kufizuar dhe jetik dhe duhet të përdoret me përgjegjësi.