NP Komunalec Gostivar
Svetozar Peposki nr. 59
1230 Gostivar, Maqedoni e Veriut
Tel: (042) 213-789
Email: info@komunalecgostivar.gov.mk
E-Fatura
Lajmet
Gus. 28, 2024
Demant
Kanë qarkulluar lajme të rreme që sugjerojnë një shumë astronomike të borxhit që i atribuohet Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec” - Gostivar.
Shuma e përmendur në këto lajme nuk pasqyron saktë gjendjen financiare të NP “Komunalec” dhe është pasojë e lëshimit në evidentimin e obligimeve financiare të ndërmarrjes.
Në evidentimit e obligimeve ndaj SHA "Posta e Maqedonisë së Veriut" në vend të borxhit prej 63.470 denarë, kanë mbetur edhe numrat e borxhit të muajit të kaluar i cili ka qenë 58.520 denarë dhe në vend të shumës 63.470, raporti është dorëzuar me shumën 6.347.058.520 denarë.
Pra, shuma e vërtetë e borxhit të përgjithshëm të NP "Komunalec" është 222.789.109 denarë dhe jo 6.347.058.520 denarë.
Transparenca dhe saktësia janë shumë të rëndësishme për ne, departamenti i financave ka korrigjuar gabimin dhe do të kujdeset për të siguruar që gabime të tilla të mos ndodhin në të ardhmen dhe ne do të vazhdojmë t'i ofrojmë publikut informacion të saktë dhe të verifikuar.
Faleminderit për mirëkuptimin.
Arkiva
Lajmet më të fundit
Arkiva
Linqe