Mbështetje: (042) 213-789

NP Komunalec Gostivar


Svetozar Peposki nr. 59
1230 Gostivar, Maqedoni e Veriut


Tel: (042) 213-789
Email: info@komunalecgostivar.gov.mk


449062125_791086943160460_6207275420860741771_n

Lajmet

Qershor 26, 2024

Apel për shfrytëzim racional të ujit!

Uji është i çmuar, shfrytëzojeni me mençuri, ruajeni çdo ditë!

Duke ndërmarrë hapa të vegjël dhe duke bërë veprime të kujdesshme, ne kolektivisht mund të sigurojmë që të mos përballemi me mungesë uji në të periudhat me temperaturat më të larta.

Kohët e fundit, disa fshatra në rajonin tonë kanë përjetuar mungesë të konsiderueshme të furnizimit me ujë, duke ndikuar në jetën e përditshme dhe aktivitetet e tyre.

Kjo situatë kërkon veprim urgjent kolektiv për të kursyer ujin dhe për të siguruar furnizim të pandërprerë dhe shtypje optimale të ujit për të gjithë.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë me përgjegjësi, t'i marrin seriozisht masat për kursimin e ujit si shmangia e harxhimit të panveojshëm të ujit sidomos për larje të oborreve, larje të rrugëve dhe ujitjen e parcelave të mbjellura me prodhime bujqësore dhe këto masa t'i zbatojnë në rutinën e tyre të përditshme.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe shpresojmë për bashkëpunimin tuaj!