Mbështetje: (042) 213-789

NP Komunalec Gostivar


Svetozar Peposki nr. 59
1230 Gostivar, Maqedoni e Veriut


Tel: (042) 213-789
Email: info@komunalecgostivar.gov.mk


al

Lajmet

Shta. 29, 2023

Ndihmë rreth aplikacionit "JPK Gostivar"

Mirë se vini në platformën tonë digjitale për pagesa të ujit dhe mbeturinave!

Ne jemi këtu për të ju ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt për të paguar faturat tuaja dhe për të kontribuar në mbarëvajtjen e infrastrukturës së ujit dhe menaxhimit të mbeturinave në qytetin tonë.

Me ndihmën tuaj, mund të ndërtojmë sisteme më të avancuara për të përmirësuar cilësinë e ujit që pijmë dhe për të mbrojtur mjedisin tonë të çmuar.

Kujdesja për mjedisin dhe siguria e ujit janë prioritete të rëndësishme për ne dhe për të ardhmen tonë.

Ju inkurajojmë të bëheni pjesë e kësaj iniciative dhe të paguani faturat tuaja në kohë. Kujtoni se çdo kontribut i juaji është një hap drejt përmirësimit të jetës së përditshme për të gjithë qytetarët.

Po ashtu, kemi përgatitur një video-instruksion të thjeshtë dhe detajuar që ju udhëzon hapat për të përdorur platformën tonë.



1.Shkarko aplikacionin për celular: iOS / Appstore ose Android / Playstore

2.Klikoni tek buttoni “Krijo një profil të ri”

3.Vendos emrin e shfrytezuesit dhe fjalkalimin

4.Vendos nr. e fatures ( 10 shifror )

5.Plotëso emailin dhe numrin e telefonit dhe përsëri klikoni “Krijo një profil të ri”


al