NP Komunalec Gostivar
Svetozar Peposki nr. 59
1230 Gostivar, Maqedoni e Veriut
Tel: (042) 213-789
Email: info@komunalecgostivar.gov.mk
E-Fatura
Lajmet
Qershor 5, 2026
-Njoftim
NP Komunalec njofton të gjithë qytetarët se gjatë ditëve në vijim do të realizohen kontrolle të intensifikuara në terren në të gjithë territorin e Komunës së Gostivarit nga personat e autorizuar të NP Komunalec, të shoqëruar nga inspektorët komunalë të Sektorit për Mjedis Jetësor.
Qëllimi i këtyre kontrolleve është identifikimi dhe parandalimi i keqpërdorimit të ujit të pijshëm, veçanërisht për aktivitete si ujitja e kopshteve, sipërfaqeve të gjelbra, si dhe larja e rrugëve, trotuareve, oborreve, automjeteve dhe sipërfaqeve të tjera.
Të gjitha rastet ku do të konstatohet keqpërdorimi i ujit do t’u nënshtrohen masave ndëshkuese dhe sanksioneve në përputhje me ligjin.
NP Komunalec u bën thirrje të gjithë banorëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në mbrojtjen dhe përdorimin racional të burimeve ujore, duke siguruar furnizim të pandërprerë me ujë për të gjitha amvisëritë dhe shërbimet afariste në qytet.
Arkiva
Lajmet më të fundit
Arkiva
Linqe