NP Komunalec Gostivar
Svetozar Peposki nr. 59
1230 Gostivar, Maqedoni e Veriut
Tel: (042) 213-789
Email: info@komunalecgostivar.gov.mk
E-Fatura
Lajmet
Maj 5, 2026
NJOFTIM PËR DITËN E ENJTE (07.05.2026)
NP Komunalec njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të aktiviteteve ndërtimore në kuadër të Korridorit 8, konkretisht dislokimit të linjës kryesore të ujësjellësit të qytetit (Ø500 mm) nga ana e kompanisë Bechtel & Enka, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet në të gjithë territorin e Komunës së Gostivarit, me përjashtim të fshatrave: Banjicë e Poshtme, Banjicë e Epërme, Raven dhe Zdunjë.
Data: 07.05.2026 (E enjte)
Kohëzgjatja: nga ora 07:00 deri në ora 19:00
Kjo ndërprerje është e domosdoshme për realizimin e sigurt dhe efikas të punimeve për zhvendosjen e rrjetit kryesor të ujësjellësit.
Ju lutemi për mirëkuptim dhe Јu rekomandojmë të siguroni rezerva të mjaftueshme të ujit.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.
NP "Komunalec" - Gostivar
Arkiva
Lajmet më të fundit
Arkiva
Linqe