Mbështetje: (042) 213-789

NP Komunalec Gostivar


Svetozar Peposki nr. 59
1230 Gostivar, Maqedoni e Veriut


Tel: (042) 213-789
Email: info@komunalecgostivar.gov.mk


655079666_1253789810223502_4539846766180711744_n

Lajmet

Prill 9, 2026

NJOFTIM ZYRTAR

Fushatë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura

Ndërmarrja Publike KOMUNALEC njofton të gjithë përdoruesit se ka nisur fushatën për lehtësimin e pagesës së faturave të papaguara për shërbimet komunale.

Ftojmë të gjithë përdoruesit, si amvisëritë ashtu edhe subjektet afariste që kanë detyrime të prapambetura të shlyejnë borxhet e tyre. Ju informojmë se për këtë qëllim ofrohet mundësia e pagesës me këste, në përputhje me procedurat dhe kushtet e përcaktuara nga ndërmarrja.

Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesës për rregullimin e borxhit përmes pagesës me këste është më 10 prill.

Pas përfundimit të këtij afati(10 prill), do të ndërmerren masa përkatëse ndaj të gjithë përdoruesve që nuk i kanë përmbushur detyrimet, duke përfshirë edhe inicimin e procedurave përmbarimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për informata shtesë dhe për marrëveshje për pagesë me këste, përdoruesit mund të drejtohen në zyrat e NP Komunalec.

Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.