Mbështetje: (042) 213-789

NP Komunalec Gostivar


Svetozar Peposki nr. 59
1230 Gostivar, Maqedoni e Veriut


Tel: (042) 213-789
Email: info@komunalecgostivar.gov.mk


339455672_185723344264602_480971732596587629_n

Lajmet

Korrik 3, 2023

Pamje nga puna e ekipeve të Ndërmarrjes Publike "Komunalec"

Gjatë ditëve të fundit është punuar në shumë raste të pastrimit dhe zhbllokimit të pusetave që janë mbushur me sende të ndryshme, mbeturina të ngurta që kanë shkaktuar bllokime në rrjetin e kanalizimit në qytetin tonë.

Këto raste shkaktohen nga papërgjegjësia e faktorit njeri, hedhja e sendeve të llojllojshme, mbeturina të ngurta me pesha të rënda, gjë që zgjat kohën e intervenimeve dhe vështirëson zhbllokimin rrjetit të kanalizimit.

Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar dhe vetëdije për vendet ku i hedhin mbeturinat, të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit!

Të ruajmë atë që është e përbashkët, të kontribuojmë për mirëmbajtjen e hapësirave publike!

NP "Komunalec" - Gostivar

https://www.facebook.com/photo/?fbid=546823587586798&set=pcb.546823647586792