Mbështetje: (042) 213-789

NP Komunalec Gostivar


Svetozar Peposki nr. 59
1230 Gostivar, Maqedoni e Veriut


Tel: (042) 213-789
Email: info@komunalecgostivar.gov.mk


komunelc

Lajmet

Korrik 3, 2023

Dita Botërore e Ujit

22 Marsi, me vendim të OKB-së shënohet si Dita Botërore e Ujit.

Kjo datë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen për mbrojtjen e ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vende të botës.

Fokusi kryesor i Ditës Botërore të ujit është mbështetja e arritjes së Qëllimit për zhvillim të qendrueshëm, ujë dhe sanitacion për të gjithë deri në vitin 2030. Përveç kësaj, në fokus të veçantë është rëndësia e ujit të pijshëm, ndërmarrja e aktiviteteve për menaxhimin me krizën globale për ujë dhe ngritjen e vetëdijes për 2,2 miliardë njerëz që jetojnë pa qasje në ujë të sigurt.

Ne si ndërmarrje pubike që kujdeset për furnizimin me ujë të pijshëm në territorin e komunës së Gostivarit mundohemi që të ofrojmë furnizim me ujë të pijshëm dhe shërbime tjera për banorët e Gostivarit, në qytet, në çdo fshat dhe lagje.

Projektet tona gjatë viteve të fundit, me vetëfinancim dhe projekte me mbështetje ndërkombëtare siç është projekti SECO, kanë mundësuar modernizimin e rrjetit të ujësjellësit në Gostivar, duke realizuar ndërrimin e gypave të vjetër të azbestit me gypa të ri, ndërtimin e rezervuareve që mundësojnë furnizim të pandërprerë dhe me shtypje optimale në çdo periudhë të vitit.

Ta dimë vlerën e ujit, gjithmonë të jemi të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm për shfrytëzimin e ujit, ti shmangemi harxhimit të panevojshëm të ujit, sidomos gjatë muajve të verës kur konsumimi i ujit rritet.

NP "Komunalec" - Gostivar