Modernizim i plotë i rrjetit të ujësjellësit të Gostivarit me përkrahje financiare nga Banka KfW dhe SECO

Me krenari ju njoftojmë se në verën e vitit 2022, gostivarasit nuk do ta ndjejnë më mungesën e ujit të pijshëm, sepse punuam fortë për të arritur deri këtu.

Pos modernizimit të rrjetit të ujësjellësit, gostivarasit, e në veçanti fshatrat Zdunjë, Debresh, Çajlë, Forinë, Çegran, Banjicë e Epërme, Banjicë e Poshtme, Turçan i Madh, Balindoll, Balindoll i Vjetër, si dhe Lagjet Tullana, Fazaneri, Blloku XXI, Bloku VIII, Blloku VII, nga viti i ardhshëm do të furnizohen pa ndërprerje me sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm.

Falënderojmë për mbështetjen Bankën KfW dhe miqtë tanë nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike – SECO.
Ta gëzojmë së bashku këtë projekt që është vepra më e madhe e realizuar ndonjëherë për Gostivarin.