NP “Komunalec” vazhdon punimet për ndërtimin e rezervuarit në kuadër te projektit SECO
Vijojnë punimet për ndërtimin e rezervuarit më të madh të ujit në kuadër te projektit SECO , me vëllim 5600 m3 në Zdunjë, nëpërmjet të cilit do të furnizohen vendbanimet Zdunjë, Forinë, Çegran, zona VII dhe VIII.
Ky projekt peshon pesë milon euro dhe financohet nga Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim dhe komuna e Gostivarit.