Festa e Bajramit/ “Komunalec” pastron Gostivarin

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, N. P “Komunalec” – Gostivar po pastron të gjitha rrugët dhe përreth xhamive të qytetit.

Drejtori i ndërmarrjes, Isak Lazami thekson se është pastruar gjatë gjithë ditës së sotme dhe vazhdohet edhe në mbrëmje.

“Për Gostivarin tonë të pastër! Në prag të festës së Fitër Bajramit, ditën e sotme nga orët e para të mëngjesit, duke vazhduar edhe tani në mbrëmje, shërbimi i higjienës komunale pranë N. P “Komunalec” – Gostivar, vazhdoi me pastrimin e oborreve dhe zonave përreth xhamive në territorin e Gostivarit, rrugëve në afërsi të varrezave dhe bëhet bartja e mbeturinave nga kotenjerët në këto orë të vona. Po përkujdesemi tashmë disa ditë me rradhë për atmosferë festive në ambient të pastër!”, deklaron drejtori, Isak Lazami.

Me këtë rast, drejtori Lazami ka uruar të gjithë besimtarët musliman për agjërim të pranuar dhe për festën e nesërme të Fitër Bajramit.