Gostivari zgjidh problemin me ujin për pije: Filloi implementimi i projektit SECO 2

Me mbykqyrje të terrenit ka filluar implementimi i projektit SECO 2 përmes të cilit do të bëhet përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit të Gostivarit. Ky projekt parasheh ndërtimin e dy rezeruvareve të reja me kapacitet prej 9000 m3 ujë rezervë, me të cilin do të sigurohet furnizim me ujë të çdo pjese të qytetit gjatë gjithë viti pa problem. Isak Lazami, drejtroi i Ndërmarrjes Publike “Komuanlec”, përmes së cilës realizohet projekti, ditën e sotme e ka cilësuar si një ditë të madhe për Gostivarin. Ai tha se pas një viti e gjysëm Gostivari dhe disa fshatra të cilët furnizohen nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit, përfundimisht zgjedhin problemin me ujin për pije.

“Është projekt shumë i rëndësishëm, jetik për të gjithë banorët e Gostivarit. Shpresojë të ecë mbarë kështu siç edhe filloi. Ndryshe, ky projekt përfshinë tre faza. Në fazën e parë ndërtohen dy rezeruavre të rinj me kapacitet prej 9.000m3 ujë rezervë”, deklaroi drejtori i NP “Komunalec” – Gostivar, Isak Lazami.

Drejtori Lazami më tej tha se SECO 2 parasheh ndërtimin e dy linjave të reja të ujësjellësit për furnizim me ujë të fshatit Forinë dhe Banjicë e Epërme me gjatë 20 kilometra, dhe rikonstrumi të tre kilometrave në rrjetin ekzistues të rrjetit në vendbanimet më të larta në qytet dhe vendosjen e disa pusetave të veçanta për balansim dhe reduktim të humbjeve të deritanishme të ujit.

Ky projket peshon pesë milon euro dhe financohet nga Sekretariati për Zhvillim Ekonomik Zviceran dhe komuna e Gostivarit.

“Komuna e Gostivarit është koofinacues i këtij projekti. Pjesa më e madhe është grant, por natyrisht me dy milion euro koofinacues është Komuna”, tha më tej drejtori Lazami.

Me SECO 1 ishin harxhuar rreth 12 milion euro, ndërsa do të pasojë edhe faza e tretë përmes së cilës parashihet edhe ndërtimi i linjës së ujësjellësit nga fshati Forinë në Çegran dhe i një filterstacioni të ri për ujësjellësin e Gostivarit, me të cilën pos funzimit pa pengesa, gostivarasit përfudnimisht do të konsumojnë edhe ujë të filtruar. Deri në mbyllje të të njetit pritet të harxhohen mbi 20 milion euro.