Uji në qytetin e Gostivarit është i sigurt për konsumim

Uji për pije nga sistemi i furnizimit me ujë në Gostivar është i sigurt dhe i përdorueshëm. Sipas informacionit të ndërmarrjes sonë e cila është e angazhuar për mirëmbajtjen e ujësjellësit të qytetit, laboratorët kompetent të cilët bëjnë kontrollin e cilësisë së ujit mbi gjendjen bakteorologjike dhe analiza të tjera, është konfirmuar se sistemi i ujësjellësit të qytetit është i sigurt dhe i shëndetshëm.

“Në bazë të dilemave dhe keqinterpretimeve që u paraqitën në opinion dhe tek qytetaret e Komunës së Gostivarit në lidhje me ujin për pije, N.P “Komunalec” njofton qytetarët dhe opinionin se në bazë të analizave që na i vërteton laboratoria e akredetuar për kryerjen e analizave mikrobiologjike dhe fiziko-kimike, uji nuk ka pengesa për t’u konsumuar, që do të thotë se është i pijshëm. Duke pasur parasyshë dilemat që paraqiten në opinion kërkuam nga laboratoria që të kryen edhe analiza të jashtëzakonshme për të siguruar qytetarët se uji është i pijshëm. Lidhur me këtë, sot në Ndërmarrje patëm në vizitë edhe Inspekoratin e Agjencionit për Ushqim dhe Veterinari ku të njejtit konstatuan se nuk ka paregullsi në bazë të analizave të kryera të ujit, dhe konstatuan se uji është i rregullt për përdorim dhe konsumim. Me këtë rast, i njoftojmë qytetarët e Gostivarit se lirisht mund ta shfrytëzojnë ujin për pije dhe konsum më të gjërë pasi që nuk ka asnjë lloj problemi rreth perdorimit të tij”, thuhet në njoftimin e N.P.K “Komunalec”- Gostivar.

Gostivari ka mjaftueshëm burime ujore, dhe furnizim 24 orë me ujë dhe rrejti i ujësjellësit i cili daton që nga viti 1954, po modernizohet përmes investimeve.

Me projektin që Ndërmarrja publike komunale “Komunalec” në Gostivar e realizon me Sekretariatin për çështje ekonomike të Zvicrës, modernizimi i rrjetit kap shifrën prej 4.6 milion euro. Projekti përfshinë vendosjen e gypave të ri, sanimin e rrjetit të vjetër si dhe detektimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit.

Planifikohet që në të ardhmen përmes këtij projekti, qyteti i Gostivarit të ndahet në tre zona dhe do të eliminohen të gjitha këto probleme, dhe gjatë 30 apo 50 viteve të ardhshme, qyteti i Gostivarit nuk do të ketë problem me furnizimin me ujë të pijshëm.

Ndryshe, gjatë dy viteve të kaluara në rajonin e Komunës së Gostivarit, janë ndërtuar rreth 45 kilometra rrjet të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit.