Gostivar, vend i veçantë në “Rusino” për hedhjen e mbetjeve të kurbaneve

Qytetarët e Gostivarit me rrethinë, të cilët për festën e Bajramit kanë vendosur të therin kurban, lëkurën dhe mbeturinat e tjera të kafshës do të mund t’i hedhin në një gropë të posaçme, në deponinë rajonale “Rusino”.

Gropa është hapur nga Ndërmarrja Publike “Komunalec” – Gostivar, e cila njofton të gjithë qytetarët dhe Muftininë e Gostivarit se hedhja e lëkurave dhe mbetjeve tjera nga kafsha, është pa pagesë.

“Informojmë qytetarët se në deponinë “Rusino” mund të bëjnë hedhjen e këtyre mbetjeve organike të cilat ne gjykojmë se janë hedhje që mund të prishen dhe kalben shumë shpejt dhe të vijmë në një situatë ku mund të rrezikojmë edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, deklaron Isak Lazami, drejtorë i NP “Komunalec” – Gostivar.