Drejtori Isak Lazami uron festën e Kurban Bajramit

Derjetori i ndërmarrjes publike “Komunalec” – Gostivar, Isak Lazami, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit ku thekson rëndësinë e kësaj feste të shenjtë.

Ai vë në theks rëndësinë e kësaj feste që lartëson shpirtin e besimtarëve, ngritjen e ndjenjës së solidaritetit dhe sakrificës për të mirën e përgjithshme.

Z. Lazami, në urimin e tij, flet për synimet në Komunën e Gostivarit nëpërmjet ndërmarrjes që ai drejton për ngritjen e mirëqenies dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarët e Gostivarit.

Urimi i plotë i Z. Isak Lazami:

Është festa e dytë e Bajramit që besimtarët do duhet ta festojnë në kushte të pandemisë globale të Covid-19, por pavarësisht kësaj, festa e Bajramit, uroj që të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët.

Festa e Kurban Bajramit e lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, i bashkon ata, ngrit ndjenjat e solidaritetit dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme.

Ndërmarrja Publike “Komunalc” do të vazhdojë të jetë e angazhuar thellësisht, për ngritjen e cilësisë së shërbimeve, të jetë më pranë qytetarëve për të zgjidhur çdo hallë e brengë të tyre siç kemi vepruar deri më sot.

Uroj që kjo festë të na bashkojë, të jemi më solidar me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë së bashku drejt fitoreve dhe sukseseve të reja, pa mos harruar kujdesin personal dhe kolektiv që duhet treguar për shkak të pandemisë nga Covid 19!

Urime dhe gëzuar Kurban Bajrami!

Me respekt,

Drejtori i NP “Komunalec”, Gostivar

Isak Lazami