Ekipet e ndërmarrjes komunale, dezinfektuan rrugën magjistrale përskaj qytetit të Gostivarit

Shkaku i frekuencës së madhe të automjeteve në magjistralen Shkup-Kërçovë, kur shkaku i orës policore maratonike, qytetarët e Shkupit u drejtuan për në Mavrovë, Ohër dhe Strugë, mbërmë ekipe të N.P “Komuanlec” – Gostivar, bënë larjen dhe dezinfektimin e segmentit të kësaj rruge që kalon përskaj qytetit të Gostivarit.

Nga kjo ndërmarrje njofotjnë se në orët e mbrëmjes, katër ekipe, një me cisternë dhe tre me karroca, duke përdorur dezinfektues adekuat për këtë qëllim, bënë larjen dhe dezinfektimin e segmentit të rrugës prej te Pika pagesore e autostradës deri në udhëkryqin në fshatin Zdunjë.

“E pamë të arsyeshme që të bëjmë larjen dhe dezinfektimin e këtij segmenti, shkaku asaj se automjetet vinin kyresisht nga një zonë me rrezikshmëri të lartë nga Covid-19, respektivisht nga rajoni i Shkupit. Ne si ndërmarrje kemi dezinfektuar jo vetëm rrugët, por edhe pjesën dërmuese të banesave më të mëdha kolektive, në kohën kur numri i të infekturave ishite dukshëm më i vogël si në nivel lokal ashtu edhe në nivel shtetëror”, thotë Faton Abdullai, drejtor teknik në N.P “Komunalec”.