N.P “Komunalec” pranon donacion nga Muftinia e Gostivarit

Drejtori i ndërmarrjes publike “Komunalec” – Gostivar, Isak Lazami, me ftesë të mufiut të Muftinisë së Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu ka qendruar për vizitën në institucionin e vetëm fetaro-islam në Komunën e Gostivarit.

Me këtë rast, palët kanë këmbyer ide të ndryshme, ndërsa kanë biseduar edhe për krizën e thelluar ekonomike si pasojë e pandemisë nga Covid 19, prej ku Muftinia e Gostivarit ka ndarë para dhe pako ushqimore për ndërmarrjen komunale.

“Falenderojë muftiun e qytetit, Shaqir ef. Fetahu dhe operativën e tij për mikëpritjen. Zhvilluam bisedë konstruktive, prej ku ndërmarrjes nga ky institucion iu dhuruan një shumë parashë dhe 22 pako ushqimore. Paratë do të shfrytëzohen për nevojat e ndërmarrjes sonë, konkretisht për furnizim me pajisje mbrojtëse dezinfektues, maska dhe doreza, kurse pakot ushqimore do t’i dhurojmë për punonjësit tanë. Me këtë rast, dua të njoftojë se muftiut dhe bashkëpunëtorëve të tij u urova fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, me dëshirë të mbretërojë paqa dhe soilidariteti mesin tonë”, deklaroi drejtori i N.P “Komunalec”, Isak Lazami.

Muftinia e Gostivarit poashtu ka falenderuar drejtorin Lazami për bashkëpunimin e deritanishëm, me shpresë që ai të thellohet në të ardhmen.

“Sot, Muftiu Prof. Shaqir Fetahu priti në takim drejtorin N.P “Komunalec” – Gostivar Z. Isak Lazamin. U bisedua për shumë çështje që kanë të bëjnë me organizimin e punëve në qytetin e Gostivarit dhe më gjërë, njiherit i shprehu falënderime për shërbimet që i janë ofrua Muftinisë në raste te ndryshme”, deklaruan nga Mufitnia e Gostivarit.

Në fund të takimit, palët kanë uruar që kjo situatë që po mbretëron si pasojë e koronavirusit, të tejkalohet sa më parë dhe sa më lehtë dhe të kemi sa më pak humbje jetë njerëzish.