Gostivar, izolimi 85 orë nuk ka shkaktuar ngecje në grumbullimin e mbeturinave

Përgjatë tre ditë e gjysmë në karantinë, ose gjithsej 85 orë të izoluar, në Komunën e Gostivarit nuk është shfaqur asnjë problem në drejtim të tubimit dhe bartjes së mbeturinave.

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” pa ndërpre kanë bërë pastrimin e kontenjerëve dhe bartjne e mbeturinave nga më së paku tre herë brenda një dite.

Drejtori i Ndërmarrjes Komunale “Komunalec”, Isak Lazami tha se për shkak të pandemisë, tanimë gjashtë javë ndërmarrja ka krijuar shtabin e saj të krizave në përbërje të 13 anëtarëve, të cilët prioritet i kushtojnë higjienës publike gjatë kësaj kohe, e cila është parakusht i parandalimit të përhapjes së virusit Corona.

“Respektohet planet të cilat i bëjmë në fillim të çdo jave, dhe konform të njejtit bëjmë edhe grumbullimin e mbeturinave. Mbetjet grumbullohen sipas regjioneve, pra një pjesë e madhe e qytetit grumbullohet përmes kontenjerëve dhe pjesa tjetër duke shkuar shtëpi më shtëpi. Aktualisht në kontenjerë nuk ka mbaturina, pasi të njejtit kemi pasur mundësi t’i pastrojmë, kurse nëpër shtëpi ka, sepse qytetarët për shkak të izolimit nuk kanë dalë dhe nuk i kanë nxjerr as edhe mbeturinat. Të njetat sot barten dhe besojë se në turnin e dytë dhe të tretë, nuk do ketë vend pa mos u bartur mbetjet”,  deklaroi drejtori i N.P “Komunalec”, Isak Lazami.

Drejtori Lazami njoftoi se për shkak të pandemisë, ndërmarrja komunale në Gostivar ka vendosur edhe turnin e tretë para një muja e gjysëm për bartjen e mbeturinave dhe i njejti do të funksionon edhe periudhën e ardhshme.

Ai, poashtu u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive të cilat nuk janë prekur nga koronavirusi, të paguajnë faturat për shërbimet të cilat i marrin si për mbeturinat, kanalizimet e deri te furnizimi me ujë për pije.

“Rënie në pagesa ka, ne kemi apeluar vazhdimisht që të paguhen shërbimet karshi ndërmarrjes e cila i jep për qytetarët. E di që është e vështirë në këtë kohë të paguhet, por po patën mundësi bëjnë mirë të paguajnë, pasi kemi punonjës të cilët duhet të paguhen, ndërsa të njejtit pa hezitim kanë qenë në shërbim të qytetarëve 24 orë. Pagat e punonjësve sigurohen nga detyrimet e qytetarëve, sidomos në grumbullimin e mbeturinave, mirëmbajtjen e ujësjellësit dhe kanalizimit dhe varrezat”, deklaroi më tej drejtori Lazami.

Ndryshe, nëpërmjet ndërmarrjes komunale në Gostivar për çdo natë që nga fillimi i pandemisë bëhet edhe larja dhe dezinfektimi i rrugëve në qytet dhe fshatrat përreth.