Komuna e Gostivarit dezinfekton të gjithë kontenjerët dhe vendet ku qendrojnë të njejtit
Komuna e Gostivarit, konkretisht Ndërmarrja Publike “Komunalec” vazhdon me mirëmbajtjen e higjienës publike në nivelin më të lartë në qytet dhe vendbanimet përreth.
Gjatë ditës së sotme, të gjitha kontenjerët e mbeturinave janë pastruar që në mëngjes dhe të njejtit janë dezinfektuar sërisht.
“Në mbi 50 lokalcione sot pos pastrimit të përditshëm, bëmë edhe dezinfektimin e kontenjerëve në Gostivar. Bartja e mbeturinave është shpeshtuar kohëve të fundit për shkak të pandemisë, ndërsa dezinfektimi bëhet në çdo dy-tre ditë i kontenjerëve dhe vendeve ku qendrojnë të njejtit. Kjo është java e tretë që kemi vendosur të gjitha kapacitetet tona në shërbim të higjenës, çdo natë bëhet edhe larja dhe dezinfektimi i rrugëve”, thotë drejtori i NP “Komuanlec” – Gostivar, Isak Lazami.
Drejtori Lazami ka falenderua qytetarët për kujdesin e treguar këto ditë, të cilët, thotë ai, kanë treguar vetëdije të lartë për mirëmbajtjen e higjenës në qytet duke mos hedhur mbeturina vend e pa vend.
Gjatë kësaj jave në Gostivar është duke u zhvilluar edhe dezinfektimi i të gjitha ndërtesave kolektive.
Në vazhdim keni fotografitë të realizuara sot nga terreni: