NP Komunalec në ndihmë bashkëqytetarëve

Të nderuar bashkëqytetarë,
Shkrirja e shpejtë e borës dhe moti me reshje kanë krijuar një situatë të komplikuar në disa lagje të qytetit. Sasia e madhe e ujit ka vërshuar disa rrugë në pjesë të ndryshme të qytetit.
NP Komunalec është mobilizuar dhe është në teren me ekipet e saja, që të ndihmojë në sanimin e këtyre fatkeqësive natyrale.
Moti i vështirë edhe më shumë e përkeqëson dhe ngadalëson hapjen e rrugëve të ndryshme për tërheqjen e ujit.
Edhe përkundër të situatës së vështirë si dhe për shkak të resurseve të limituara njerëzore dhe teknike, kërkojmë nga bashkëqytetarët tonë që të kenë mirëkuptim derisa ekipet tona punojnë në teren 24 orë.
Ju falënderoheni të gjithë atyre bashkëqytetarëve tonë që asistojnë në sanimin e kësaj fatkeqësie natyrore.

You may also like...