Drejtori

 

Isak Lazami u lind me 26 tetor të vitit 1981 në Gostivar. Shkollën fillore dhe të mesme i mbaroi në Gostivar.

Në vitin 2005, diplomoi në drejtimin Administratë publike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në vitin 2007 u punësua në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2012 punoi në Ministrinë e Mbrojtjes – Sektori për Politikë dhe Planifikim.

Në dhjetor të vitit 2017 nga ana e Kryetarit te Komunës së Gostivarit u emërua drejtor i NP “Komunalec” – Gostivar.