Gostivar, nga shpeshtim i bartjes ditore të mbeturinave, deri në dezinfektim të rrugëve

Komuna e Gostivarit ka vendosur që të rrisë deri në 5 apo 6 herë në ditë mbledhjen e mbeturinave në çdo lagje të qytetit. Duke qenë se në këtë periudhë ku të gjithë janë në shtëpi dhe është rritur dhe konsumi, Komuna ka vendosur që të përshpejtojë pastrimin e kontenjerëve dhe dezinfektimin e të njejtive. Paralelisht, vijon puna edhe për pastrimin e rrugëve përmes punonjësve të pastrimit të cilët bëjnë që gjatë 24 orëve çdo rrugë e qytetit të jetë e pastër të nesërmen. Pastrimi i rrugëve ka filluar që nga java e kaluar dhe ajo zhvillohet natën, nga ora 21 deri herët në mëngjes.

Ndërkaq, një nga prioritetet e Komunës së Gostivarit këto ditë është dhe dezinfektimi çdo ditë i të gjitha zonave të qytetit, ndërsa natën bëhet paralelisht me larjen edhe dezinfektimi i rrugëve. Pos në qytet, rrugët lahen dhe dezinfektohen edhe në fshatra.

Drejtori i N.P “Komunalec”, Isak Lazami u bën edhe njëherë thirrje qytetarëve që në këto ditë të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e COVID 19.

“Ne do të bëjmë maksimumin për të patur një higjienë më të mirë seç kemi pasur në Gostivar dhe në fakt ia kemi mbërritur kësaj dite. Duhet vigjilencë si në nivelin e Komunës që menaxhon gjithë qytetin dhe ndërmarrja ynë, ashtu dhe në nivelin e familjeve tuaja”, thonë drejtori Lazami.

Ulëset, këndet e fëmijëve, parqet, koshat e mbeturinave dhe gjithçka tjetër çdo ditë po realizohet një dezinfektim që në fakt është përdorur dhe më parë por këtë herë me një ritëm më të shpejtë në Gostivar. Procesi i dezinfektimit është duke u realizuar çdo ditë në gjithë hapësirat e gjelbra dhe vende tjera publike.

“Presim edhe bashkëpunimin e qytetarëve, të na ftojnë atje ku ne ndoshta harojmë të shkojmë të pastrojmë e të dezinfektojmë. Prioritet mbi prioritete tani kemi shëndetin e qytetarëve dhe kështu do të vazhdojmë derisa të kemi gjendjen e jashtëzakonshme”, deklaron më tej drejtori Lazami.