Vendosen shporta të reja për mbeturina nëpër rrugët e qytetit

Ka filluar shpërndarja e shportave të reja për mbeturina të cilat po vendosen nëpër rrugët kryesore të qytetit të Gostivarit. Është ky një projekt i Ndërmarrjes Publike “Komuanlec” të Gostivarit, me të cilin synohet të rritet niveli i pastërtisë publike në qytet.

“Ndërmarrja, për këtë fazë, është furnizuar me dhjetëra shporta të reja për mbeturina, ngase shportat ekzistuese ishin të dëmtuara dhe jofunksionale. Me këtë projekt synojmë që ta ngremë pastërtinë publike në qytet në një nivel më të lartë”, thonë drejtoi i kësaj ndërmarrje, Isak Lazami.

N.P “Komunalec” njëherit apelon deri te qytetarët që shportat për mbeturina t’i shfrytëzojnë konform dedikimit të tyre dhe në të njëjta të mos hidhen edhe mbeturinat urbane nga amvisëritë apo bizneset.

“Shportat e reja janë prej metali dhe vendosja e tyre do të vazhdon pos pjesës qendrore edhe në pjesë tjera të qytetit”, deklaron më tej drejtori Lazami.

Edhe në mars të vitit 2018-të, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me N.P “Komunalec” vendosën mbi 30 shporta të reja për mbeturina.

Poashtu, gjatë periudhës së kaluar u ndërruan edhe kontenjerët e vjetër me të rinj me kapacitet prej 1000 litra dhe u vendosën kontenjerë riciklues për xhamin, letrën dhe kanaqet.