Linjë e re ujësjellësi me 300 metra gjatësi në Gostivar

Ndërmarrja publike komunale “Komunalec” e Gostivarit në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, ka nisur rregullimin e një linje të re ujësjellësi me gjatësi prej 300 metra.

“Ndërtimi i ujësjellësit ndodhet në pikpagesën rrugore të parë në dalje të qytetit të Gostivarit, me gjatësi prej 300 metra”, njofton drejtori i NPK “Komunalec” – Gostivar, Isak Lazami.

Drejtori Lazami ka sqaruar se linja e re e ujësjellësit në këtë pjesë të qytetit do të përfundon për kohë të shkurtër.

Dy vitet e fundit në territorin e qytetit të Gostivarit janë rregulluar me mijëra metra linja të reja ujësjellësi dhe kanalizimi, thonë nga ndërmarrja komunale dhe paralajmërojnë se periudhën e ardhshme do të ketë edhe shumë investime tjera në infrakstrukturë, kanalzim dhe mbi ujësjellësin në Gostivar.